Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Taksa e papritur mbi bankat u tërhoq pas 24 orësh, kryeministrja italiane Giorgia Meloni merr përgjegjësinë: Ka qenë nisëm e imja! Do e bëja përsëri

21:20 / August 14, 20234 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Meloni 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, ka marrë “përgjegjësi të plotë” për vendimin e diskutueshëm të javës së kaluar, për të vendosur një taksë të papritur mbi bankat, të cilën ajo e përshkroi si nismë të sajën.

“Unë do ta bëja përsëri, sepse besoj se duhen bërë gjërat e duhura,” tha ajo. “Ky është një vendim, që e kam marrë vetë”.

Njoftimi i papritur javën e kaluar, goditi besueshmërinë e qeverisë së djathtë te investitorët dhe shkaktoi valë tronditëse në tregjet financiare. Aksionet e bankave italiane, humbën deri në 10 % në ditën e shpalljes së taksës prej 40 % mbi të ardhurat neto nga interesat e huadhënësve, citon Financial Times.

Më pak se 24 orë më vonë, qeveria u detyrua të tërhiqej pjesërisht. Ministria e financave njoftoi një kufi mbi taksën, që zvogëloi ndjeshëm efektin e saj në bilancet e institucioneve huadhënëse. Taksa e njëhershme, do të zbatohet për të ardhurat neto nga interesi të bankave, për vitin 2022 ose 2023, nëse tejkalon atë të vitit 2021 me kufij të caktuar. Taksa do të kufizohet në 0.1 % të totalit të aktiveve të huadhënësve.

Meloni tha se mund të ketë pasur “probleme” me mënyrën e menaxhimit të njoftimit. “Unë nuk e përfshiva koalicionin si zakonisht, sepse ishte një çështje, që nuk duhej të qarkullonte shumë gjerësisht,” shtoi ajo.

Ministri i Financave Giancarlo Giorgetti, i cili më parë kishte folur në mënyrë kritike për taksa të tilla, ishte plotësisht “i përfshirë” në vendim, tha Meloni.

Disa nga partnerët e saj të koalicionit, duke përfshirë ministrin e Jashtëm Antonio Tajani, një anëtar i partisë liberale Forza Italia, thanë se ishin verbuar nga vendimi. Javën e kaluar, analistët dhe bankierët thanë se taksa e papritur, nuk duhet të ishte vendosur nga zyra e kryeministres, por duhet të ishte objekt i diskutimeve të plota midis institucioneve huadhënëse dhe Thesarit.

Meloni pranoi se disa anëtarë të qeverisë së saj, ishin të pakënaqur, që ishin mbajtur në errësirë. Por ajo tha, se ishte e nevojshme, duke pasur parasysh ndjeshmërinë e çështjes, duke shtuar: “Unë do ta bëja përsëri”.

“Kam respekt maksimal për sistemin bankar dhe nuk dua të godas huadhënësit, por ka pasur mungesë ekuilibri,” shtoi ajo.

Qeveria e Italisë ka qenë prej kohësh kritike ndaj hezitimit të bankave, për të kaluar rritjen e normave të interesit të Bankës Qendrore Europiane tek depozituesit, ndërsa rrit normat e huamarrjes. Huadhënësit kanë korrur fitime të mëdha, nga rritja e normave të interesit, gjatë vitit të kaluar. Njerëz të afërt me diskutimet në Romë dhe Milano, thanë se anëtarët më radikalë të qeverisë, duke përfshirë ministrin e transportit dhe liderin e partisë së ekstremit të djathtë të Ligës, Matteo Salvini dhe nënsekretarin Giovanbattista Fazzolari, një anëtar i partisë Fratelli d’Italia së Melonit, e shtynë kryeministren të prezantojë masën e diskutueshme, përpara pushimeve verore, në një përpjekje për të rigjallëruar mbështetjen e votuesve. Fazzolari sugjeroi se qeveria, mund të shkojë më tej dhe të ndërhyjë në koncesionet e aeroportit dhe rrugëve me pagesë. “Ne duhet të presim, që shteti të veprojë përsëri, kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me lojtarët e mëdhenj financiarë, ekonomikë dhe industrialë,” tha ai.

Qeveria kohët e fundit, është vënë nën kritika për anulimin e të ashtuquajturave të ardhura të qytetarëve, një pagesë mujore për punëkërkuesit e varfër dhe një sërë subvencionesh, për rinovimin e shtëpive dhe përmirësimet e energjisë, që kishin nxitur rritjen ekonomike të vendit, që nga prezantimi i tyre vite më parë. Negociatat mes qeverisë dhe partive opozitare, për të vendosur një pagë minimale, të cilën Italisë, ndryshe nga shumica e vendeve europiane, i mungon, janë ndalur gjithashtu.

“Unë dyshoj se çështja e pagave të ulëta, mund të zgjidhet duke vendosur një pagë minimale,” tha Meloni.

Bankat meloni taksa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.