Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Talebanët ndalojnë shkollimin për vajza pas klasës së gjashtë 

09:15 / March 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
F4301E6A 3A28 4415 BB6C 0095B0E5E55C
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Afganistan, nxënëset e shkollës përtej klasës së gjashtë u larguan nga klasat e tyre të mërkurën pas një vendimi të qeverisë së udhëhequr nga talibanët për t’i mbajtur dyert e shkollave të mbyllura për to.

Pavarësisht një vendimi të mëparshëm, ministria e arsimit e talebanëve njoftoi se të gjitha shkollat do të mbeten të mbyllura për vajzat përtej klasës së gjashtë deri në njoftimin e mëtejshëm, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Bakhtar.

Ndërkohë, një uniformë shkolle për vajza do të dizajnohet bazuar në ligjin e Sheriatit, kulturën dhe traditën afgane.

Nxënëset që prisnin me padurim rifillimin e mësimeve që nga kthimi i talebanëve në pushtet, u zhgënjyen kur u paraqitën për mësim të mërkurën, më 23 mars.

Shumë prej tyre u kthyen në shtëpi me sy të përlotur.

Vendimi tashmë ka ngjallur reagime të gjera.

Të martën, zëdhënësi i ministrisë së arsimit të talebanëve, Aziz Ahmad Royan tha se shkollat do të rihapen për vajzat, por në kushte specifike si ndarja e ndërtesave të shkollave, respektimi i mbulimit të fytyrës me mbulesë dhe mësimi nga mësueset gra.

Në shoqërinë tradicionale afgane, djemtë dhe vajzat tashmë po ndiqnin klasa të veçanta dhe të gjitha nxënëset vajza dhe mësueset duhet të mbajnë mbulesë.

Pas marrjes së pushtetit nga talebanët në gusht të vitit 2021 në Afganistan, janë vendosur më shumë kufizime. Për shembull, vajzave dhe grave u është hequr e drejta për arsimim, punë dhe liri të lëvizjes./REL

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Damiano David dhe Dove Cameron kurorëzojnë dashurinë/ Çfarë e bëri kaq të veçantë ceremoninë e tyre në Toskanë?”

22:40 / September 25, 2026

Ftesa e Trump për Putinin në G20/ Krryediplomati gjerman: Një rrugë e mundshme drejt paqes

22:19 / September 25, 2026

Dokumentet tronditëse! Hitleri vrau mbesën e tij? Zbulimi i rrallë prej gati 1 shekulli

21:39 / September 25, 2026

Fjala e plotë e Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është “kujt”

21:21 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.