Një skuadër e ndërtuar me djem të rinj, premtues për të ardhmen dhe që ja dinë vlerën fanellës që mbajnë veshur. Është kjo filozofia e re e skuadrës së Teutës, ekipit kampion të Shqipërisë dy vite më parë. Atëherë kur dukej se thuajse e pamundur, ata ja dolën të rikthenin një trofe në shtëpi që kishin plot 27 vite që e prisnin. Sot edhe pse jemi në një situatë tjetër, diçka nuk ndryshon asnjëherë, dëshira dhe ambiciet që këta djem kanë për të fituar gjithçka!
Emri i tij është një nga më të dashurit për tifozët durrsakë. Edhe pse sot në rolin e trajnerit, ka shumë që vazhdojnë ta thërrasin ‘’Kapiten Arapi’’ dhe kjo jo më kot. Por për të gjithë forcën, grintën dhe motivimin që ai jepte tek çdo lojtar.
Ai dha gjithçka për fanellën e Teutës, fitoi Superkupën , Kupën dhe titullin kampion ndërsa pasi vari këpucët mori rolin e drejtorit teknik dhe më pas trajnerit.
Emiliano Vila dhe Lorenco Vila janë dy nga protagonistët absolut të skuadrës. Emiliano, një veteran tani më që edhe pse vitet ikin, ai mbetet po i njëjti , i shpejt teknik dhe shumë i fortë. Ndërkohë Lorenco një nga të preferuarit e tifozëve durrsakë e mbylli sezonin e pestë me ekipin durrsak, por duket se dashuria për këtë fanellë nuk i mbaron kurrë. /A2cnn/