Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Tapë” në mësim, dalin SMS-të që drejtori maniak u dërgonte natën nxënëseve: I tregova vëllait

15:22 / November 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirane policia 1 1024x576 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“ABC” zbulon disa nga mesazhet që Adriatik Haxhillari, drejtori  i shkollës 9-vjeçare “Demokracia” në Stropckë të Pogradecit u dërgonte dy 14-vjeçareve të cilat e kanë akuzuar për ngacmim seksual. Njërës prej vajzave që ka prindërit emigrantë në Greqi për herë të parë i dërgoi një emoi. Kur e mitura nuk reagoi, ai e fshiu. Vajza mundi t’i bëjë screen-shot mesazhit.

“I tregova vëllait mesazhin në whatsapp. Vëllai të nesërmen erdhi në shkollë. Debatoi me drejtorin dhe i kërkoi llogari. Drejtori i kërkoi të falur” tha 14 vjeçarja.

Siç ka deklaruar nxënësja, drejtori pas disa ditësh në oborrin e shkollës e pyeti me hollësi se me kë jetonte dhe nëse i ishin kthyer prindërit nga Greqia. Ndërkaq e mitura tjetër ka gjetur në ditë të ndryshme në celularin e saj thirrje në whatsapp nga numri i Haxhillarit.

Zakonisht i telefononte në mbrëmje. Vajza kur zgjohej në mëngjes shihte thirrjet. Ai më pas i shkruante se i kishte rënë gabim telefonit. Gjithashtu  mitura ka thënë në polici se ka gjetur disa herë dhe mesazhe të fshira.

Burimet i thanë “ABC”-së se drejtori i ka provokuar edhe në shkollë me gjeste. Të miturat kanë rrëfyer se 59-vjecari konsumonte shpesh alkool në lokalin pranë shkollës dhe hynte në mësim pasi kishte pirë.

Të shqetësuara nga sjellja e tij vajzat biseduan me familjarët e tyre dhe mësuesen kujdestare dhe e denoncuan në polici. Haxhillari u arrestua një ditë më parë dhe u pezullua nga detyra. E tronditur gjyshja e një prej të miturave kërkon dënim maksimal.

“Nuk dalim dot përjashta. Ata njerëz që bëjnë këto gjëra t’i varin” tha ajo. Dyshohet se drejtori i shkollës Adriatik Haxhillari të dyja vajzat i ka ngacmuar seksualisht në të njëjtën kohë. Ngacmimet nisën tre javë më parë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Veliaj letër Kuvendit për Hartën e re Territoriale, kërkon pezullimin e shqyrtimit përfundimtar të projektligjit

12:28 / October 1, 2026

Ngacmoi seksualisht nxënësen e mitur, gjykata lë në burg mësuesin 60-vjeçar nga Lushnja

12:20 / October 1, 2026

Specialja zgjat paraburgimin e Hashim Thaçit në rastin për pengim të drejtësisë

12:12 / October 1, 2026

Policia kërkon të marrë në pyetje Adrian Hilën për videot intime të shpërndara në rrjet/ Reagon kompozitori: Jam i tronditur, videot m’i kanë…

11:53 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.