Kreu i qeverise Edi Rama ka folur dhe për ngritjen e një task force anti-COVID me bërthamë qëndrore në Kryeministri e që do të ketë shtrirje rajonale, bashkiake dhe në territor.
“Task force anti- COVID me bërthamë qëndrore në kryeminsitri dhe pastaj me bërthama rajonale, bashkiake dhe bërthama në territor, grupe në territor që do të ndjekin nga afër ekzekutimin e të gjitha standardeve të vendosura në protokolle për ata që ushtrojnë një aktivitet biznesi të lejuar. Në këto kushte po punojmë për të vendosur pranë bizneseve që hyjnë në biznese me protokollin e kuq, pra ka tre protokolle, jeshil-rrezik i ulët, i verdhë- rrezik mesatar dhe një protokoll i kuq- risk i lartë. Në të gjitha bizneset me protokollin e kuq fillimisht ne do të vendosim një bluzë të bardhë, një person i cili do të ndjekë nga afër zbatimin pikë për pikë të protokollit në kohë reale”, bëri të ditur kryeministri.
