Task-Force e shëndetësisë për masat ndaj koronavirusit është mbledhur mëngjesin e sotëm ku ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se deri tani nuk ka asnjë person të infektuar me virusin vdekjeprurës. Ajo tha se janë bërë deri tani 42 testime dhe kanë rezultuar negative.
“Dua t’ju informoj që Shqipëria deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirusin e ri. Shqipëria deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar. Puna vijon me intesitet tek ata persona që konsiderohen si raste të dyshuara. Deri më tani janë bërë 42 testime dhe kanë rezultuar negative. Dua që të mbështes të gjithë punën e strukturave tona në terren, dua t’ja filloj nga mjekët në pikat kuftare, ku po bëhet një punë voluminoze për të kontrollolluar udhëtarët. Mbështes punën e urgjencës kombëtare, jo vetëm pritjen e telefonatave por edhe dhënien e këshillave. Strukturat e spitaleve tonae, duke nisur nga ISHP, dhe të gjitha spitalet e tjera që po punojnë në mënyrë të koordinuar. Nga tjetër dua të konfirmoj që po vijojmë me të gjitha masat për të shtuar stokun për masat personale, do të mbrojmë stafin mjekësor ndaj këtij virusi. Puna jonë do të vijojë.”, u shpreh Manastirliu.