Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tatimet ‘i vihen pas’ shoferëve me makina luksoze. Hetim të ardhurave të pronarëve! Në 2026, ngrihet regjistri me pasuritë e milionerëve

13:34 / January 20, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
makina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për herë të parë, personat që janë pronarë të paktën të një makine luksoze, edhe nëse nuk janë zyrtar e politikanë (që detyrohen me ligj të deklarojnë pasurinë), do të vihen në sitën e verifikimit të pasurisë.

Brenda këtij viti, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të bëjë hetim pasuror ndaj të gjithë pronarëve të këtyre automjeteve për të parë nëse të ardhurat që ata kanë deklaruar e justifikojnë blerjen e makinës së shtrenjtë. Listën e personave me makina luksoze, Tatimet do ta marrin nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, dhe nga aty do të nisë më tej krahasimi i ardhurave individuale të deklaruara.

Kur burimet nuk justifikojnë pasurinë mund të nisë një hetim administrativ.

Brenda vitit në të dhënat e administratës tatimore, do të kenë akses edhe palë të treta, ose autoritetet e tjera kombëtare me qëllim ballafaqimin e të dhënave

Ministria e Financave thotë se ky proces verifikimi është pjesë e luftës kundër informalitetit, që do të pasohet në vitin 2026 me krijimin e një Regjistri të Pasurive të luajtshme e të paluajtshme të Tatimpaguesve.

Të parët që do duhet të tregojnë pasuritë në këtë regjistër janë personat që kanë të ardhura më të larta. Ky vetëdeklarim do t’i shërbejë Tatimeve për të gjurmuar nëse burimi i këtyre pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, është i justifikuar

Lufta ndaj evazionit fiskal që Ministria e Financave ka projektuar deri në vitin 2026, do të përqendrohet në deklarimin e TVSH-së dhe marrjen e masave ndaj bizneseve që shmangin detyrimet tatimore, uljen e punës në të zezë, reduktimin e pagave të nën deklaruara dhe uljen e parasë cash në ekonomi.

Makina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Putin kërcënon Ukrainën: Do të vuajë pasojat e sulmeve që ka kryer ndaj qytetarëve rusë

22:54 / September 25, 2026

Fjala e plotë e Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është “kujt”

21:21 / September 25, 2026

Bill Gates: Inteligjenca artificiale mund të shkaktojë vdekjen e një miliard njerëzve

20:59 / September 25, 2026

Mbledhja e gjyqtarëve, Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së! Shorti me gogla e nxjerr fitues

20:19 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.