Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Të ardhurat e Kreut të Gjykatës Administrative, si u pasurua ndër vite…

18:56 / February 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 32 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të mërkurën Kryetari i Gjykatës Administrative të Tiranës, Eriol Roshi do të përballet në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Eriol Roshi mbaroi Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006-të dhe punoi fillimisht në Gjykatën e Durrësit.

Në tetor të vitit 2006 ai u emërua gjyqtar në Gjykatën e shkallës së parë në Berat, ndërsa në vitin 2013 u emërua gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Tiranës.

Trupa gjykuese që po kryen procesin e rivlerësimit për Roshin përbëhet nga Genta Tafa Bungo, Lulzim Hamitaj dhe Valbona Sanxhaktari.

Një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët  është analiza e pasurisë, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

BIRN ka bërë një analizë të deklarimit të pasurisë së Roshit ku sipas të cilës në vitin 2005 gjyqtari Roshi deklaronte se kishte nënshkruar një kontratë porosie së bashku me prindërit për blerjen e një apartamenti me vlerë 49 mijë euro, me pjesë takuese 1/3.

Në vitin 2006, subjekti deklaron se bashkë me prindërit kishte shlyer dy këste me vlerë 34 mijë euro, ndërkohë që rezulton se ai ka mungesë burimesh në këtë vit prej 543 mijë lekësh.

Ndërsa në deklaratën e vitit 2015, gjyqtari Roshi deklaron se ka blerë së bashku me bashkëshorten një apartament me sipërfaqe 110 m2 përmes kontratës së sipërmarrjes së firmosur më 13 maj 2015. Si burim të pasurisë, subjekti deklaron mbulimin e 80% të vlerës së apartamentit me kredi bankare, ndërkohë që kredia është marrë rreth 7 muaj më pas, në 2 dhjetor 2015.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e kryetarit të Gjykatës Administrative të Tiranës kap vlerën e 10.9 milionë lekëve. Pjesën kryesore e përbën pasuria e paluajtshme me vlerë 7.9 milionë lekë. Ai deklaron gjithashtu kursime të akumuluara në cash prej 1.6 milionë lekësh si dhe automjete me vlerë 1.4 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 16 milionë lekë. Mbi 75% e të ardhurave burojnë nga paga si gjyqtar, ndërkohë që 18.4% zënë të ardhurat e familjarëve. Ndërkohë, 5.2% e të ardhurave totale kanë si burim fitimin nga shit-blerjet e pasurive.

Duke qënë se analiza është kryer përmes një database, nuk dihet nëse pasuria e kryegjyqtarit është apo jo e ligjshme por përmes të dhënave mund të merret informacioni i nevojshëm mbi deklarimin e pasurisë të bërë ndër vite nga Roshi./Referuar shkrimit të BIRN

komisioni pavarur Kryetari i Gjykatës Administrative të Tiranës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.