Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive Silva Bino ka sqaruar dhe situatën në burgjet shqiptare, temë për të cilën ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në Kuvend kërkoi përgjegjshmëri për trajtimin e lajmeve sensitive nga media.
Dr. Bino tha se nuk ka asnjë të burgosur të prekur me COVID-19. Ajo pranoi se ka pasur raste nga personeli i burgjeve, por numri i tyre nuk ka ndryshuar.
“Nuk ka asnjë të burgosur të sëmurë me COVID-19, as në burgun e Reçit dhe në asnjë burg të vendit. Personeli i burgjeve kemi pasur të infektuar, siç kemi raportuar më parë dhe ky numër nuk ka ndryshuar“, tha Bino.
