Vetëm 1 votë nga të dënuarit ka marrë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit.

Në procesin e dhjetë për deputetë që nga viti 1991 në Shqipëri, ministrja Gjonaj është e vetmja që nuk ka pasur “mbështetjen” e të dënuarve.

Nga gjashtë institucione të riedukimit, burgje, të qarkut të Tiranës, Gjonaj ka marrë 1 votë të të dënuarve në Rrogozhinë.

Te burgu te “Mine Peza” dhe “313”, asnjë votë nuk u dha për ministren Gjonaj si dhe po ashtu nga të dënuarit me regjimin “41 Biss”.

Kurse, tek “Ali Demi” në Tiranë, zonja Gjonaj ka marrë votat e 19 grave të dënuara nga 19 të Partisë së saj Socialiste duke qenë preferenciale si votë.

Nga pak më shumë se 4900 të dënuar dhe të paraburgosur, thuajse gjysma përfshihej në kategoritë për të votuar për shkak të kufizimit prej ligjit të Dekriminalizimit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here