Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Të dielën gara për 61 kryebashkiakët e rinj, Shqipëria sot në heshtje zgjedhore

08:40 / May 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1681449997 1200630625ae66725d44
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot është heshtje zgjedhore, pas mbylljes një ditë më parë të fushatës elektorale të partive politike që do të konkurrojnë në zgjedhjet lokale të 14 majit. Politikanët e kanë ligjërisht të ndaluar që të bëjnë thirrje politike drejt zgjedhësve dhe të japin mesazhe politike, pasi kjo gjë është në kundërshtim me dispozitat e Kodit Zgjedhor.

“Dita përpara datës së zgjedhjeve dhe data e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore. Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të subjekteve zgjedhore”, thuhet në nenin 77 të Kodit Zgjedhor.

Kujtojmë se rreth 140 kandidatë të subjekteve politike si, Partia Demokratike; Partia Socialiste; Partia Lëvizja Bashkë; Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen; Partia e Fronit të Majtë; Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet; si dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë” do të synojnë të marrin drejtimin e bashkive në gjithë vendin.

Në 44 bashki do të garojnë nga dy kandidatë, në 14 bashki do të jenë nga 3 kandidatë, në Sarandë do të jenë 4 kandidatë dhe në Tiranë 6 kandidatë.

Teksa sot kjo ditë do të shërbejë për përgatitjen e bazës së materialeve zgjedhore dhe shpërndarjen e tyre në çdo skaj të vendit, të dielën qytetarët i drejtohen kutive për të votuar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta para Kuvendit, rreth 20 persona shoqërohen në polici; mes tyre edhe një gazetare

19:26 / July 23, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

43 viktima dhe tetë vite pritje: Drejtësia jep vendimin për tragjedinë e urës Morandi

19:10 / July 23, 2026

Apeli rrëzon kërkesën e Joe Bidenit, regjistrimet me bashkautorin e librit mund të publikohen

18:57 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.