Ndryshimi i orës këtë të dielë të fundit të marsit e gjen vendin dhe pjesën më të madhe të botës të izoluar në shtëpi për shkak të pandemisë nga koronavirusi.
Në natën mes të shtunës dhe të dielës (28-29 mars) nis ora verore, ku akrepat do të shkojnë 60 minuta para, çka do të thoshte një zgjim më herët.
Ora ndërrohet dy herë në vit, të dielën e fundit të marsit dhe të dielën e fundit të tetorit, ku kemi orën verore dhe orën dimërore. Prej nesër tashmë ditët do të jenë më të gjata, dhe pse tashmë ka nisur gradualisht rritja e orëve me diell.
Prej vitit 1981 u vendos ndryshimi i orës, që përfshin të gjithë Evropën, ku në shumë shtete të saj, akrepat e orës lëvizin 60 minuta përpara. Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ata lëvizin 1 orë pas.