Kryedemokrati Lulzim Basha ka uruar Kosovën për përvjetorin e 14-të të pavarësisë. Basha shkruan se përulet me nderim dhe mirënjohje para presidentit Ibrahim Rugova, Adem Jasharit dhe të gjithë ushtarëve që luftuan për Kosovën.
“Gëzuar Pavarësinë Kosovë! Gëzuar këtë ditë fatlume shqiptarëve kudo në botë.about:blank
Në përvjetorin e 14-të të shtetit të Kosovës, përulemi me nderim dhe mirënjohje para Presidentit Ibrahim Rugova, Komandantit Legjendar Adem Jashari, luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veprimtarëve, patriotëve, bijëve dhe bijave të kombit tonë që kanë kryer sakrificën më sublime për pavarësinë.about:blank
Kjo ëndërr e bukur lirie, është sot demokracia më e gjallë e rajonit që, pavarësisht vështirësive, gëzon tashmë rrënjët e …”, tha Basha.
