Kreu demokrat deklaroi mbrëmjen e sotme nënshkrimin e një pakti për Teatrin Kombëtar. Mësohet se firmosja do të bëhet të enjten në orën 11:30.
“Falenderoj artistët dhe Aleancën për TK që treguan sot qytetarinë e tyre me kauzën më fisnike që është sot në Shqipëri dhe në Europë. Ju jeni krenaria dhe frymëzimi për opozitën dhe qytetarët. Jeni etaloni i qëndresës. E kuptoj që gëzimi juaj është i përligjur, pas kaq orësh qëndresë. Kemi qenë sot përballë një pushteti dhe dhunës së një hajduti psiqik. Dua t’ju kujtoj që ka një ditë të nesërme dhe të pasnesërme dhe beteja duhet të vazhdojë kundër këtij regjimi hajdut, antikombëtar dhe antipopullor. Nga neser u kërkoj të gjithë qytetarëve të Tiranës dhe të opozitës së bashkuar që të jenë të gjithë këtu nesër për të firmosur paktin për TK. Mirupafshim nesër në orën 11:30 për të firmosur marrëveshjen”, deklaroi Basha. / tirananews.al
