Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Të enjten vendimi për çështjen “Babale”, Salianji: Pres drejtësi!

22:11 / September 24, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
salianji4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti Salianji gjatë një bisedën në studio u ndal edhe tek çështja “Babale” teksa ditën e enjte pritet edhe vendimi i Apelit. Salianji u shpreh se pret drejtësi më 26 Shtator. Deputeti demokrat theksoi se nuk ka bërë kallëzim siç është formuluar, por denoncim.

Ervin Salianji: Pres drejtësi dhe pres që një çështje që është e stisur nga fillimi deri në fund, pra në përgjithësi në çështje gjyqësore mund të ketë një problematikë, kjo ka 1000 problematika sepse nuk është çështja fare. Parimi në drejtësi është që ata që bëjnë akuzën duhet të provojnë fajësinë. E para njëherë nuk ka një akuzë. Unë akuzohem për denoncim publik pra nuk është vepër publike. Unë kam bërë denoncim publik, pra si mund të ketë një vepër kur nuk ka kallëzim.

Kujtojmë se katër ditë më parë, pas më shumë se 4 orë seancë gjyqësore, Apeli ka shtyrë vendimin për deputetin demokrat, Ervin Salianji në lidhje me çështjen “Babale”. Vendimi përfundimtar për Salianjin do të jepet më 26 Shtator, ora 13:00.

Deputeti demokrat u shpall fajtor nga Shkalla e Parë me 1 vit burg për kallëzim të rremë në lidhje me çështjen “Babale”. Në Apel, çështja është dërguar dhe nga gazetari Jetmir Olldashi, i cili në Shkallën e Parë u dënua me 6 muaj burg të konvertuar në 100 orë shërbim komuniteti.

Vendimet e Shkallës së Parë për dosjen “Babale”:

1 vit burg për Ervin Salianjin, i akuzuar për kallëzim të rremë.

Albert Veliu, i njohur ndryshe si “Babalja” është dënuar me 3 vite e 5 muaj burg për veprat penale “kalim i paligjshëm kufiri” dhe “kallëzim i rremë”.

Fredi Alizoti u dënuar me 2 vite burg, ndërsa gazetari Jetmir Olldashi me 6 muaj burg që iu zëvendësua me 100 orë pune.

Akuzat:

Sipas prokurorëve, të katërt të akuzuarit, për qëllime politike kanë krijuar një provë të rreme përmes një audio-përgjimi se Geron Xhafaj, vëllai i ish-Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka kryer vepër penale të trafikimit të lëndëve narkotike.

26 shtator babale Salianji
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.