Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Të filozofosh mbi humbjen”, Oed Bylykbashi ironizon Bashën: Me sa herë bëhesh humbës?

18:55 / November 10, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
oerd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Oerd Bylykbashi /

Me sa herë bëhesh humbës? Si numërohen humbjet? Si fitohet duke humbur?

Nga tetëvjeçarja, në tekstin e lëndës së Leximit (para se të arrihej tek lënda e Letërsisë), më kujtohet një tregim sajesë. “Taulau i biri i fisit të Taulantëve” fliste për një djalë të ri nga fisi ilir i taulantëve i cili shpiku numrin 4. Deri asokohe ata dinin te lexonin deri ne 3. Një, dy, tre, shumë… ja psh tërfili (trifili) quhej ashtu se kishte tri fletë. Po ai sapo kishte vrarë një ujk që kishte 1, 2, 3, shumë këmbë ….?? 4 këmbë?

Poooo e gjetaaaa 4! Ai sapo kishte çuar përpara dijen e fisit të Taulantëve. Tekstshkruesi kishte derdhur të gjithë budallallëkun naiv që kishte gjetur në atë tregim të sajuar për nxënës.

Mu kujtua sa më sipër kur po lexoja diçka sarkastike të shkruar nga një koleg i njohur në publik, për premtimet populiste për kufizimin e mandatit të një kryeministri deri në dy edhe nëse është i suksesshëm për të shmangur autokracinë, por ama refuzimin e kufizimit të mandateve të një kryetari partie kur humbet zgjedhjet disa herë rresht.

Ndoshta duhet ta rafinojmë konceptin e humbjes. Ka humbje të keqe, kur ke humbur vetë e nuk ta ka fajin kush.

Por ka edhe humbje të “mirë” ndoshta? Psh. kur të kanë masakruar dhe fajin e ka ai tjetri… Një humbje e keqe numërohet por një humbje e “mirë” nuk ka pse numërohet.

Dhe nga 4 ja ku zbresim në 3 humbje. Më pas, kur nuk merr pjesë në një betejë zgjedhore nuk ke si të humbësh. Dhe ja ku zbritëm në 2. Kur humb me marrëveshje nuk mund të jetë humbje. Pra ja ku mbeti vetë 1 humbje.

“Kurrgjë fare shef, rri i qetë se me një PR të mirë edhe atë humbje ua veshim të tjerëve”.

Dhe ja ku fillojmë nga zero drejt betejash për të fituar humbjen tjetër.

Taulau i gjorë i fisit të Taulantëve sërish do të numëronte 1, 2, 3, 4, shumë humbje… sepse ende nuk i kishte shkuar mendja tek numri 5.

Fundja ku dinte ai çfarë është PR modern që humbjen ta kthen në fitore. Për këtë duhet zotësi që Taulau primitiv nuk mund ta kishte në atë botë primitive kur humbja nuk sillte asnjë përfitim por vetëm vdekje.

Fundja edhe tërfili që si rregull ka tri fletë dhe thonë që kur qëllon që ka katër fletë, sjell fat për atë që e gjen.

Boll pak dëshirë, fantazi, dy muaj kohë sa të sajojmë diçka të re, një krizë apo një proces zgjedhor të brendshëm dhe e zgjidhim edhe këtë problem.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Siguria në Ballkanin Perëndimor, ministrat e Mbrojtjes diskutojnë bashkëpunimin rajonal në Slloveni, Nufi: Shqipëria e angazhuar krah aleatëve

13:41 / September 22, 2026

Ylli Manjani kundër dënimit të Veliajt: Nuk duhet të ishte arrestuar që në krye të herës

22:10 / September 21, 2026

Paga e magjistratëve/ Rama cakton datën, zbardhet ftesa për tryezën e përbashkët drejtuar institucioneve

12:29 / September 21, 2026

“Anëtarësimi në BE është prioriteti i prioriteteve tona” – Peleshi: Më 28 shtator mbahet Konferenca Ndërparlamentare

12:12 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.