Elisa Spiropali, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin e cilësoi turp atë që ndodhi në Kuvend.
Boja e hedhur ndaj Ramës e preku dhe zonjën Spiropali, e cila në disa momente u pa që i ofroi një shami letre kryeministrit, i cili e refuzoi.
Paloka, tha ajo është mishërimi i qartë i opozitës, duke thënë se do të vendosë kryesia e Kuvendit për masat ndaj tij. “Të flaken këta të pacipë në koshin e historisë”, tha ajo.
