Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Të fshehur nga gjakmarrja”, përlotet 58-vjeçarja: Burri i ruante me kallash djemtë, nuk takoj dot nipërit

15:13 / June 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 e6a89e35dc2d2c8a56f4c63aed67052b
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Emisioni “Shqipëria Live”, ka shkuar tek një familje e ngujuar, ku vetëm gruaja ndodhej në shtëpi, pasi burri, djemtë e saj dhe nipat janë larguar sepse kanë frikë nga hasmi.

58-vjeçarja e cila jeton e fshehur në një vend të thellë në veri, ka treguar se kunati i saj ka vrarë dikë para 10 vitesh dhe për këtë arsye janë në gjak.

“Prej 10 vitesh kemi rënë në gjak, kunati im ka vrarë një njeri. Ai ka qenë në një lokal dhe kanë pirë bashkë kafe me personin dhe kanë filluar konfliktet. E ka sharë siç thotë kunati im, i ka sharë fenë, nënën, motrën dhe aty për aty e ka falur. Pastaj ka ikur tek shtëpia, i tha t’i kërkonte falje për ofendimet që i kishte thënë më parë. I ka thënë jo dhe do të të jap ofendime të tjera. I kishte dhënë ulu në gjunjë dhe kërko falje sepse nuk e kishte në plan për ta vrarë. Në ditën e tretë e morën vesh që ishte vrarë”, tregon 58-vjeçarja.

58-vjeçarja tregon se ndërkohë që djemtë e saj po punonin në arë, burri i saj i ruante nga dritarja me kallash me frikën se mos i qëllon dikush.

Pasi u larguan në vendi ku jetonin, 58-vjeçarja tregon se jeta e tyre nuk ka qenë aspak e lehtë, por me shumë vuajtje. Ajo jeton në kushte shumë të vështira ekonomike, ku shpesh herë nuk ka as bukë të hajë.  Edhe pse ajo është bërë gjyshe, nuk ka arritur të shijojë nipërit e saj nga frika e hasmit. Ajo shprehet se ‘digjet’ nga malli për ta dhe është shumë e frikësuar për jetën e tyre.

Gjithashtu 58-vjeçarja tregon se dëshiron shumë që kjo hasmëri të marrë fund, por askush nuk është futur në mes për të shuar këtë konflikt mes dy familjeve.

“Kemi shumë dëshirë të pajtohemi, është gjëja më e bukur pajtimi. Në kohët që janë sot nuk të pajton njeri. Nuk ka ndërhyrë kush dhe as nuk kemi besim se ndërhyn kush. Sepse nëse ndërhyn kush dhe i rregullon kush këto gjëra, do jetë gjëja më e bukur’, u shpreh ajo.

Në fund, 58-vjeçarja i kërkon të gjithëve që kanë mundësi, ta ndihmojnë me ushqimet sepse ka shumë nevojë për to. Edhe pse jeton në kushte të vështira dhe në një ambient të papërshtatshëm, ajo zgjodhi të kërkojë ndihmë për gjëra bazike, siç është ushqimi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Detajet e udhërrëfyesit të Komisionit Europian për Shqipërinë, që e shpall nesër Marta Kos

21:36 / November 3, 2026

Protestat, Rama u “ridërgon” protestuesve ftesën nga Brukseli: Ejani të flasim, s’është populli te protestat e dhunshme

19:17 / November 3, 2026

Shkolla deri në orën 17:00, Kumbaro prezanton ndryshimet për vitin 2027/ Një mësues ndihmës për çdo fëmijë me aftësi ndryshe

15:14 / November 3, 2026

Rama flet për protestat dhe refuzimin e dialogut: “Më thonë duhet të ikësh, por këtë detyrë ma ka dhënë populli”

13:35 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.