Pas dritës, edhe muzika mund të transmetojë të dhëna në frekuencat që veshi njerëzor nuk arrin ti perceptojë, duke përdorur një smartphone.
Këtë e tregon teknika e përdorur nga Politekniku i Zyrihut, mjaft interesant për aplikacionet që mund të ketë në hotele, muze dhe qendra të mëdha tregtare. Rezultati tregon se për shembull, këto frekuenca mund të kenë të dhënat e hyrjes në rrjetin wi-fi në zonë dhe mikrofoni i inkorporuar në telefonin celular mund ta kapë.
“Do të ishte komod në një dhomë hoteli”, thotë një nga autorët, Simon Tanner. Në këtë mënyrë shton ai “klientët do të aksesonin wi-fi e hotelit pa pasur nevojë të vendosin një fjalëkalim në telefonin e tyre”.
Studiuesit i kanë bërë këto të dhëna të lundrojnë në vetë muzikë, por frekuenca që veshi njerëzor nuk mund ti dëgjojë, dhe kur kapen nga mikrofoni i smartphone deshifrohen falë një algoritmi. Kjo teknikë mund të transferojë deri në 400 bit në sekondë.