Në këtë rast nuk vlen ajo shprehja “Ku ka tradhti nuk ka dashuri”. Mungesa e dashurisë mund të jetë një arsye për të tradhtuar, po aq sa edhe tradhtia mund të mos lidhet fare me dashurinë e munguar.
Specialistët e sjelljes thonë se burrat kanë tendencën t`i tradhtojnë edhe gratë që dashurojnë, për një sërë arsyesh.
Sepse jetojnë një adoleshencë të dytë
Se janë mësuar të gënjejnë
Se kanë nevojë për vetëaprovim
Se rufuzojnë t`i lidhin këmbët në një lidhje
Kanë një tendencë natyrale për të zaptuar
Se kërkojnë më shumë vëmendje
Kërkojnë më shumë liri veprimi
Se janë të varur nga seksi
Pra thënë ndryshe, nuk është faji yt dhe as i marrëdhënies tuaj. Ka lidhje vetëm me të.