Të gjitha shtetet po lehtësojnë masat gradualisht ndërkohë që gjithë bota vijon të jetë në ethet e pandemisë nga koronavirusi. Por ka një shtet në botë që është hapur plotësisht dhe ai është Australia.
Autoritetet e quajnë një “test gjeneral”, pasi shifrat zyrtare flasin për një frenim të përhapjes së Covid-19 në vend.
Në Australi janë zhvilluar teste masive përgjatë dy muajve të fundit dhe ato vijojnë, pavarësisht lehtësimit të masave.
Të shtunën u kryen në mbarë vendin mbi 10 000 testime, për të qartësuar edhe më shumë idetë nëse vendi duhej hapur plotësisht apo jo.
Kjo lëvizje vjen si pjesë e planit me 3 faza për të lehtësuar gradualisht masat shtrënguese që prej 8 majit deri në korrik. Një milion qytetarë do të mund t’i rikthehen punës dhe jetës normalisht.
