Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili bën thirrje për protesta. Me anë të një postimi në Facebook, numri dy i kësaj force politike i bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të ngrihen në këmbë dhe të shpëtojnë vendin nga gremina.
vasili
Sipas Vasilit, çdo minutë e Rilindjes në pushtet do të thotë grabitje e pronës publike.
“Ky denoncim, demaskim dhe proteste në çdo çast, kudo, në çdo shesh, rrugë, familje, bar a treg i hapur është një Mision Shpëtimi Kombëtar”, shkruan ndër të tjera Petrit Vasili, ndërsa thekson se ky mision është detyra, që na kane ngarkuar qindra mijëra votues shqiptare.
