Ndarja e tyre ka që prej të hënës që po përflitet, por ende nuk i dihet sesi qëndron e vërteta!
Keisi ka hequr nga bio në Instagram mbiemrin Lushaj dhe madje ka fshirë të gjitha fotot dhe dedikimet që bëri për bashkëshortin e saj Stresi, kur ky ishte në burg. “Xing.al” shkruante të hënën se martesa e dyshes po shkon drejt divorcit, por askush prej tyre nuk ka konfirmuar asgjë.
Pak ditë më parë, Keisi na tregoi se ende e mban unazën e martesës në gisht, edhe pse jo në atë të duhurin ku mbahet unaza.
E ndërkohë që të gjithë po pyesin se çfarë po ndodh mes tyre, Keisi ka tjetër hall.
Ajo ka pyetur sot ndjekësit nëse i shkojnë flokët e shkurtra! T’i pres apo jo?! Ky është problemi që po shqetëson për momentin Keisin!

