Nga kjo e hënë, në kryeqytet do të nisë përdorimi i testimeve të shpejta për të gjithë ata që kanë shfaqur simptoma të COVID-19.
Një sasi prej 100 mijë tamponësh është shpërndarë në qendrat shëndetësore të Tiranës dhe do të kryhet vetëm për ata persona që janë në 5 ditët e para të sëmundjes, kur edhe ngarkesa virale është më e lartë.
Autoritetet pohojnë se kjo formë testimi ka efekasitet pothuajse 100% dhe ndihmon për të bërë në kohë reale hetimin epidemiologjik në terren.
Të gjithë ata që do t’i nënshtrohen testimit, do ta marrin përgjigjen brenda 30 minutave. Më 20 dhjetor, tamponët e shpejtë do të fillojnë të përdoren edhe në spitalet rajonale.
