Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Të hënën nxënësit kthehen në shkolla, ja si do të zhvillohet mësimi

14:20 / February 18, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
femije ne shkolla 26
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duke filluar nga dita e hënë nxënësit e shkollave fillore dhe ato të mesme do t’i rikthehen sërish në banka. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Evis Kushi e cila në një njoftim në Facebook thotë se do të vazhdohet skenari i mëparshëm.

NJOFTIMI I PLOTE

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ka njoftuar për rihapjen e shkollave ditën e hënë, më datë 22 shkurt, 2021.

Duke iu drejtuar të gjithë nxënësve, mësuesve dhe prindërve, ajo fillimisht i falënderon ata “për mirëkuptimin dhe sakrificën e treguar gjatë kësaj jave, në të cilën përveç situatës së rënduar nga pandemia e COVID-19”, janë shtuar edhe problematikat e një moti të acartë në të gjithë vendin.

Sipas Ministres Evis Kushi, që “nga dita e hënë, datë 22 shkurt 2021, të gjithë do t’i rikthehemi skenarit të mëparshëm. Pra, mësimi në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar, publik dhe jopublik, do të zhvillohet si më poshtë:

  • nxënësit e ciklit fillor (klasa 1 – 5) në shkollë;
  • maturantët në shkollë;
  • dhe nxënësit e klasave 6 – 11 sipas skenarit të kombinuar.

Këtu ajo thekson se “shkollat e mesme që ndodhen në zonat me risk të lartë (Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz) do të vazhdojnë “online” deri më datë 26 shkurt 2021, sipas sugjerimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Ndër të tjera, duke cilësuar se gjatë këtyre ditëve ka marrë shumë mesazhe rreth shqetësimeve të ndryshme, Ministrja Kushi siguron se vendimet e ndërmarra bazohen në prioritetin absolut për shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve.

Në fund, ajo shpreh sërish mirënjohjen e thellë për durimin që është treguar këto kohë nga gjithsecili, ku përsërit gjithashtu apelin e fortë që të gjithë të tregohemi sa më të kujdesshëm në respektimin e të gjitha rregullave të përcaktuara, brenda e jashtë shkollës, sepse vetëm kështu mund të ndihmojmë për të mos lejuar përhapjen e virusit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

1000 euro për vezët e femrave, skandali i dhurimit/ Fiks Fare zbulon skemën e paligjshme të klinikave të fertilizimit në Tiranë

21:40 / November 9, 2026

Dyshimet për ndotjen e ujit në Vlorë, drejtori i Ujësjellësit: Nuk i shamngim dot rastet e kontaminimit të ujit

20:59 / November 9, 2026

Rama në Paris me ftesë të Macron, pritet në Pallatin Elize

19:21 / November 9, 2026

Begaj dhe homologu italian takohen me kryetarët e të gjitha komunave arbëreshe në Itali: Dëshmi e gjallë e miqësisë së veçantë

15:55 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.