Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Të interesuar për punë në Gjermani? Ambasada del me njoftimin e rëndësishëm për të gjithë shqiptarët

15:56 / September 3, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjermani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasada gjermane në Kosovë me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë thirrje për vende të lira pune. Në faqen zyrtare janë publikuar edhe informacionet në lidhje me Rregulloren për Ballkanin Perëndimor që ka të bëjë me tregun e punës në këtë shtet.

Në njoftim thuhet se lista e pritjes për muajin tetor do të hapet më 7 shtator në ora 11:00.

Çka është Rregullorja për Ballkanin Perëndimor?

Më 1 janar 2021 në Gjermani ka hyrë në fuqi rregullorja vijuese e të ashtuquajturës “Rregullore për Ballkanin Perëndimor .

Përmes kësaj rregulloreje Qeveria Federale shtetasve nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor u ka krijuar qasje të privilegjuar në tregun gjerman të punës.

Kjo vazhdon të mbetet e vlefshme për çdo lloj vendi pune – pavarësisht kualifikimit të njohur.

Për udhëtimet hyrëse drejt Gjermanisë ju duhet një të keni një ofertë detyruese pune nga një punëdhënës në Gjermani dhe një vizë nacionale.

Për vendin e lirë të punës nuk duhet të ketë në dispozicion kandidatë të privilegjuar.

Kandidatët e privilegjuar janë punëkërkuesit gjermanë, ose shtetasit e BE-së.

Për më tepër, paga dhe kushtet e punësimit nuk duhet të jenë më pak të favorshme, se ato tek një punëdhënës tjetër i krahasueshëm në Gjermani.

Nëse keni gjetur një vend pune të përshtatshëm, atëherë kërkoni nga punëdhënësi një ofertë detyruese në formë të Deklaratës së punësimit.

Caktimi i terminit për parashtrimin e kërkesës për vizë

Personat mund të regjistrohen në sistemin e ambasadës për caktimin e terminëve për parashtrimin e kërkesës për vizë (Urdhëresa për Punësim). Lista e pritjes për terminë në muajin vijues do të hapet çdo muaj në sistemin e ambasadës për caktimin e terminëve. Ju lutemi vini re se në rast të kërkesës së madhe për terminë, mund të ndodhë që jo të gjithë të interesuarit e një muaji të regjistrohen në listën e pritjes për caktimin e një termini.

Për terminët që janë në dispozicion në muajin e ardhshëm tashmë ka regjistrime të mjaftueshme.

Prandaj lista e pritjes për terminë për muajin shtator është mbyllur.

Lista e pritjes për tetorin do të hapet të martën, 7 shtator në orën 11:00 të mëngjesit.

Më shumë informata gjeni këtu: https://pristina.diplo.de/…/fillimi-i-punesimit…/1767176 .

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikimi i pronave në Seman/ Arrestohen ish-kreu i Kadastrës dhe Kastriot Hasko

22:57 / September 16, 2026

Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit të të atit me 25 vjet burg: Kjo betejë nuk ka mbaruar

22:40 / September 16, 2026

Gjenerali i NATO-s, Wesley Clark: Jam i shokuar me vendimin e Hagës! Thaçi nuk është kriminel

22:25 / September 16, 2026

Sulmi me dron, Ukraina pretendon se ka vrarë gjeneralin e rëndësishëm rus

21:00 / September 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.