Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Të jap një lollipop t’a mbash në gojë”, “Fute aty ku të pëlqen”, degjeneron debati Vangjeli-Boçi: Merri 100 lekë shko bli fara

08:23 / June 7, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3381
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rikthimi i tensioneve në Kuvend ka qenë shkak i një debati të ashpër në studion e Top Story në Top Channel mbrëmjen e djeshme mes ish deputetit demokrat, Luçiano Boçi dhe analistit Lorenc Vangjeli.

Ky i fundit kritikoi aksionin e opozitës me djegie gomash dhe përplasje në Kuvend, por që solli reagimin e ashpër të Boçit.

Debati në studio:

Lorenc Vangjeli: Myteberët pa mend dhe pa tru, me muskuj që dinë të djegin goma, por nuk kuptojnë nga politika, janë qasur për shkak të mënyrës refraktare të të bërit opozitë.

Luçiano Boçi: O Lorenc se ti je edhe gazetar me etikë, kush janë këta myteberët që thua ti? Ç’e ke këtë gjuhë që përdor ti, duke qëndruar edhe në ato mitingjet me Ramën ke marrë ato reflekset e gjuhës së Ramës.

Vangjeli: Mos mo pash Zotin.

Boçi: Jo mo pash Zotin se ishe shumë i lumtur ku ishe në Itali apo Greqi.

Vangjeli: Po pse sillesh si nallban që shikon miza dhe do t’u vësh patkoj?

Boçi: Ata njerëz që dalin aty dhe protestojnë, ti i quan myteberë.

Vangjeli: Fola për ju që jeni në sallë.

Boçi: U the atyre që djegin goma.

Vangjeli: Tërhiqe, tërhiqe.

Boçi: Aaa fole me mendjen tënde ti

Vangjeli: Ju mor i digjni gomat, ju i digjni gomat sepse nuk kuptoni nga politika.

Boçi: Qenke burrë i fortë ti se po ma thua mua?

Vangjeli: Të jesh i paditur nuk është nuk është ndonjë problem i madh.

Boçi: Ti je shërbëtor mor. Ta ka thënë Andi “supën e ke siguruar sot”? Po flas me gjuhën e një kolegut tënd, e kape supën për sot

Vangjeli: Unë do të dal të pi një cigare, do të të jap një lollipop ta mbash në gojë.

Boçi: Ti flet me gjuhën e atij.

Vangjeli: Do të ta jap ta mbash në gojë.

Boçi: Atë mbaje ti dhe fute ku të duash. Mbaje gojën.

Vangjeli: Po të jap 100 lekë, shko merr një pako fara dhe kusurin mbaje.

Boçi: Fute atje ku të pëlqen më shumë.

Grida Duma: Stop, stop, stop.

Boçi: Stop me mua, se unë ta jap përgjigjen kollaj fare.

Vangjeli: Po ta them edhe njëherë, je i paditur ti megjithë ata të tjerët.

Boçi: Nuk jam nga ata që i them një pisi “ndjesë”. Ta jap përgjigjen mirë unë ty.

Vangjeli: Mbaje kusurin, shko ha fara.

Boçi: Fute atje ku të pëlqen më shumë se vjen këtu dhe bën si trim ti i madh ti.

Vangjeli: Unë bëj si i mençur përballë teje.

Boçi: Ta jap përgjigjen unë ty Lorenc Vangjeli, çfarë të duket vetja ty mo.

Grida Duma: Kalojmë në hapësirë publicitare.

boci Vangjeli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.