Reperi nga Los Angeles Nipsey Hussle është qëlluar për vdekje jashtë dyqanit të tij të veshjeve, raportojnë mediat amerikane.
33-vjeçari u qëllua disa herë dhe u raportua i vdekur në spital, thotë Los Angeles Times.
Gjithashtu dhe dy persona të tjerë mbetën të vdekur para dyqanit “Marathon Clothing”, në jug të qytetit.
Albumi i Nipsey Hussle, “Victory Lap”, mori nominimin si albumi më i mirë RAP këtë vit në çmimet Grammy.
“Nuk kemi informacion për të dyshuar në këtë moment por do të sigurojmë provat dhe do tu bëjmë të ditur”, tha policia e Los Angeles.
Rihanna ishte mes artistëve të shokuar nga lajmi, teksa poston “shpirti im është tronditur nga kjo”.
Nipsey Hussle, emri i vërtetë i të cilit ihste Ermias Davidson Asghedom, është rritur në jug të Los Angelos dhe kur ishte adoleshent ishte i përfshirë në një bandë gansterësh rruge. Më vonë ai u bë një organiztor komuniteti dhe u përfshi në projektin e artit Destination.
“Jam rritur me një kulturë gangsterësh. Ne bënim marrëveshje me vdekjen, me vrasjen. Ishte si të jetoje në një zonë lufte ku njerëzit vdisnin në këto lagje dhe kushdo është pak imun nga kjo”, do të thoshte reperi në një intervistë në 2018 në Los Angeles Times. Më herët të dielën ai kishte postuar në Twitter: Të kesh armiq të fortë është bekim”.