Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Të martën merret në dorëzim kampi i pritjes së emigrantëve në Gjadër

19:28 / August 18, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjader kampi 770x434 2 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kampi i pritjes së emigrantëve është gati që të hape dyert për të pritur të martën më datë 20 gusht kontingjentin e parë të forcave të policisë italiane që do të garantojnë sigurinë në qendrat e ngritura në Gjadër e Shëngjin. Këtyre efektivëve të policisë ju është dorëzuar mes të tjerave edhe një listë me këshilla se si duhet të sillen në Shqipëri në përputhje me traditat e vendasve.

Në këtë zonë pritje të vendosur brenda portit të Shëngjinit në një hapësirë prej 4 mijë metrash, në Gjadër rreth 30 kilometra larg Shëngjinit do të përpunohen të gjitha kërkesat për azil. Emigrantëve të cilëve do t’u refuzohet kjo kërkesë do të riatdhesohen.

Marrëveshja me Italinë për emigrantët u nënshkrua në muajin nëntor të vitit të kaluar dhe më pas u ratifikua nga të dyja parlamentet ndërsa në vendin tokë u kërkua edhe një aprovim i gjykatës kushtetuese. Në bazë të saj, në kampin e Gjadrit do të qëndrojnë jo më shumë se 3 mijë emigrantë të paligjshëm që do të kapen në ujërat ndërkombëtare.

Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR), do të monitorojë tre muajt e parë të zbatimit të marrëveshjes.

Agjencia tha do të këshillojë emigrantët për të drejtën e tyre për të kërkuar azil dhe do të sigurohet që procedurat që do të përdoren të jenë “në vijë me standardet ndërkombëtare dhe rajonale për të drejtat e njeriut.

Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj dhe në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do të largojnë me shpenzimet e tyre refugjatet nga territori shqiptar.

Edi Rama tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zv/kryeministrja Koçiu: Tirana nuk duhet të kthehet kurrë në simbol të dhunës dhe kaosit

20:36 / October 19, 2026

Dëmet nga protestat, bizneset mund të aplikojnë për rimbursim në e-Albania, ja si kryhet procedura

16:20 / October 19, 2026

Tentoi të vidhte bankomatin në qendër të Tiranës, ndalohet 15 vjeçari

16:15 / October 19, 2026

Vrau dy vëllezër dhe plagosi rëndë të tretin në Kamëz, zbardhen detaje nga krimi, sherri nisi për një mur rrethues

14:29 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.