Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Të mbyllet zyra e PS në Delvinë, Zhupa: 50 metra larg KZAZ-së

15:08 / April 3, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1743683720 inazhupa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka denoncuar PS për shkelje të Kodit Zgjedhor në qytetin e Delvinës. Sipas Zhupës, PS ka hapur një zyrë elektorale vetëm 50 metra larg Komisionit të Zonës së Administrimit Zgjedhor (KZAZ), ndërkohë që ligji kërkon një distancë minimale prej 300 metrash nga KZAZ dhe qendrat e votimit. ​

“Kjo kërkesë ka të bëjë me konstatimin e shkeljes së rregullave të parashikuara nga legjislacioni në fuqi për zgjedhjet nga subjekti zgjedhor, Partia Socialiste. Konkretisht, kemi konstatuar se në qytetin e Delvinës është hapur një Zyrë Zgjedhore të PS-së, në një distancë shumë të afërt me KZAZ-në e Delvinës, e cila ndodhet tek kinoteatri i qytetit.

Aty ku janë parashikuar po ashtu edhe Qendra Votimi për Zgjedhjet e 11 Majit. Sipas informacioneve nga terreni, informohemi se kjo zyrë përdoret nga kandidatët e listës shumëemërore të PS-së, Ardit Bido dhe Ina Malko. Bashkëlidhur keni edhe pamje të denoncimit në fjalë.

Hapja e Zyrës Zgjedhore në një distancë nën 300 metra nga QV apo KZAZ ndalohet në kuadrin ligjor në fuqi, për shkak të mosndikimit tek zgjedhësit. Në këto kushte, ne si subjekt zgjedhor Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, po i drejtohemi KQZ-së që të konstatojë këtë fakt dhe të merren urgjentisht masat e duhura administrative dhe ligjore, për mbylljen e menjëhershme të kësaj zyre elektorale të Partisë Socialiste”, thuhet në dokument.

delvine ina zhupa PS zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026

Pas sulmit të selisë së PS-së, protestuesit zhvendosen te Kryeministria, marrin gurë me vete dhe barriera metalike

16:00 / October 18, 2026

Protestuesit qëllojnë me gurë selinë e PS, thyejnë derën kryesore

15:20 / October 18, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.