Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Të mos bëjmë zgjedhje fare”, Mziu nuk do rotacion në parti, Gjekmarkaj kërkon përgjigje të prerë: Do futemi në Kuvend apo jo

21:36 / May 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
xhelal mziu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mësohet se Xhelal Mziu ka kërkuar që të mos bëhen fare zgjedhje në Partinë Demokratike, por që të fokusohen në mbledhjen e provave për manipulimin e votës. Ndërsa pedagogu Agron Gjekmarkaj, gjithashtu fitues i zgjedhjeve në Lezhë kërkoi një përgjigje të prerë.

Media ka zbardhur replikat mes kandidatëve të Partisë Demokratike në mbledhjen e zhvilluar me kryedemokratin Lulzim Basha. Mësohet se Xhelal Mziu ka kërkuar që të mos bëhen fare zgjedhje në Partinë Demokratike, por që të fokusohen në mbledhjen e provave për manipulimin e votës.

“Të mos bëjmë zgjedhje fare brenda partisë për zgjedhjen e Kryetarit, por të merremi vetëm me dokumentimin e krimit elektoral,”- ka thënë Mziu.

Ndërsa pedagogu Agron Gjekmarkaj, gjithashtu fitues i zgjedhjeve në Lezhë kërkoi një përgjigje të prerë. Mësohet se Gjekmarkaj ka dashur të dije nëse PD do të jetë në parlament në shtator, apo jo.

“Z.Basha ne duhet të jemi koherent me gjërat, dhe duhet që një vendim që marrim sot t’i qëndrojmë edhe në shtator. A do jemi në Kuvend?”– mësohet të ketë thënë Gjekmarkaj.

Ndërsa Basha i ka thënë se çdo hapësirë do të shfrytëzohet nga blutë. “Do konsumojmë çdo hapësirë, edhe parlamentin dhe do mbrohemi fuqishëm,”- mësohet të ketë thënë Basha.

Mësohet se gjatë mbledhjes Basha u ka kërkuar edhe njëherë të gjithë kandidatëve të dokumentojnë në çdo zonë të tyre shitblerjen e votave.

Kandidati për deputet në qarkun e Lezhës në listat e Partisë Demokratike, Mark Marku ka propozuar që të lihet çdo procedurë dhe të dilet në protesta masive, por kryedemokrati ka kundërshtuar. Ai është shprehur se beteja do të vijojë në Parlament dhe sipas Markut, PD-ja nuk do të njohjet e zgjedhjet e 25 prillit.

rotacion Xhelal Mziu zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.