Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Të paktën 12 të vrarë në Gazë nga sulmet izraelite

12:10 / November 17, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 61b3de977791c04e8ef712e68142179f
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

GAZA- Sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës të kryera gjatë natës dhe të dielën e 17 nëntorit kanë lënë të vrarë të paktën 12 persona, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë.

Gjashtë persona u vranë në kampin Nuseirat, ndërkaq katër të tjerë në Bureixh. Këto kampe refugjatësh në Gazë ishin ndërtuar më 1948, në luftën që ndodhi rreth kohës kur u krijua Izraeli.

Edhe dy persona të tjerë u vranë gjatë sulmeve izraelite në Gazë, tha spitali Martirët e Al-Aksës, që pranoi të 12 trupat e pajetë.

Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor 2023, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë. Afër 100 pengje ende janë brenda Gazës dhe një e treta e tyre besohet se kanë vdekur.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka thënë se afër 43.800 palestinezë janë vrarë gjatë luftës në këtë territor. Po ashtu, rreth 90 për qind e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh e Gazës janë zhvendosur.

Ndërkaq, në një zhvillim të ndarë, Policia izraelite ka arrestuar tre të dyshuar pasi ndaj rezidencës private të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në Kaesarea u hodhën fishekzjarrë.

Autoritetet thanë se Netanyahu dhe familja e tij nuk ishin në rezidencë kur dy fishekzjarrë u hodhën gjatë natës, duke shtuar se nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar.

Këto zhvillime po ndodhin teksa Izraeli po vazhdon luftën kundër Hamasit në Gazë, por edhe po lufton me Hezbollahun – grupin militant dhe partinë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit – në Liban.

Muajin e kaluar, Hezbollahu kishte sulmuar me dronë rezidencën e Netanyahut, por ai dhe familja e tij nuk gjendeshin aty.

Policia izraelite nuk tregoi detaje për të dyshuarit e arrestuar, por zyrtarët thanë se ata ishin kritikë të brendshëm politikë të Netanyahut.

Netanyahu për muaj të tërë është përballur me protesta masive lidhur me mënyrën se si ka menaxhuar krizën me pengjet e marra nga Hamasi.

Kritikët e fajësojnë Netanyahun për dështim të sigurisë dhe inteligjencës që lejoi që të ndodhte sulmi i 7 tetorit dhe për mosarritje të një marrëveshjeje me Hamasin për lirimin e pengjeve.

gaza izrael sulme ajrore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.