Forcat e Armatosura i bashkohen nismës për dhurimin e gjakut duke treguar humanizmin e tyre me bashkatdhetarët në nevojë.
“Kur bëhet fjalë për të shpëtuar jetë, Forcat e Armatosura janë të parët.
Qendra e Transfuzionit nis fushatën për dhurimin e gjakut dhe Forcat e Armatosura janë të parët që i përgjigjen apelit.
Efektivë dhe civilë nga të gjitha forcat treguan sërish humanizmin e tyre për bashkatdhetarët tanë më në nevojë”, shkruan ministrja Olta Xhaçka.


