Mihrije Braha dhe Naim Abazi, kanë qenë të ftuarit specialë këtë të diel tek emisioni “E Diell”. Çifti i pëlqyer i showbiz-it shqiptar është bërë pjesë e intervistës “Këndi i së vërtetës”, ku i kanë bërë pyetje provokuese njëri-tjetrit.
Mihrije dhe Naimi kanë zbuluar se edhe pas 20-vitesh martesë, kimia dhe dashura mund të vazhdojë të ekzistojë mes një çifti.
“Të pëlqej më shumë e veshur apo e zhveshur” ka qenë një nga pyetjet provokuese që Braha i drejtoi bashkëshortit të saj.
I vënë në siklet, Abazai i përgjigjet me humor: “Të zhveshur të pëlqej gjithmonë, por kur dalim jashtë vishu”.
