Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Të rihapet çështja e financimit rus”, PD: Basha u mbrojt nga Rama

12:28 / September 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 75
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lulzim Basha thotë se PD-ja nuk ka marrë asnjë financim të huaj, aq më pak nga Rusia. Por Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar në mediat e huaja, ku sipas një raporti të inteligjencës amerikane, kjo forcë politike ka përfituar 500 mijë dollarë ng Rusia në vitin 2017, kur kryetar ishte Lulzim Basha.

Zëdhënësja Floriana Garo u shpreh se PD-ja e ka denocuar Bashën për këtë çështje, por ishte kryeministri Edi Rama ai që e mbylli. Ndaj dhe Garo theksoi se PD-ja do të kërkojë rihapjen e çështjes dhe shtoi se do të kryhet një audit i imtësishëm.

“Partia Demokratike deklaron se pasi është njohur me indicie që flisnin për një financim rus, ka denoncuar publikisht këtë akt personal të Lulzim Bashës. Partia Demokratike ka denoncuar përdorimin e kësaj afere, për marrjen peng të këtij individi me qëllim , shkatërrimin e Partisë Demokratike. PD-ja ka denoncuiar ndërhyrjen direkte të Edi Ramës, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm, Ëngjëll Agaçi për mbylljen e çështjes në ngarkim të Lulzim Bashës për këtë aferë. Partia Demokratike do t’u kërkojë forumeve të saj, ngritjen e një grupi pune për ndërmarrjen e një auditi të imtësishëm, nën drejtimin e një komisioni të posaçëm. Partia Demokratike kërkon rihapjen e menjëhershme të çështjes në fjalë, të mbyllur me ndërhyrjen e Edi Ramës”, theksoi Garo.

Lulzim Basha PD rus Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tensionet në Kuvend, Berisha udhëzon nga karrigia deputetët se çfarë duhet të bëjnë në foltore

10:43 / October 22, 2026

Samiti i Procesit të Berlinit mbahet sot në Mal të Zi, Rama dhe liderët rajonalë marrin pjesë

09:43 / October 22, 2026

Kuvendi mblidhet për herë të parë pas protestave të dhunshme/ Zbardhet rendi i ditës

09:39 / October 22, 2026

Rama bën sërish thirrje për dialog/ Pas thyerjes së karrigeve nga protestuesit, i zëvendëson me stola guri

09:34 / October 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.