Disa të rinj që ndodheshin brenda një mjeti luksoz të llojit “Mercedez G-Class”, nuk kanë pranuar tu ndalojnë efektivëve në Krumë të Hasit. Uniformat blu u kanë bërë shejë të ndalojnë në qendër të Krumes, mes tyre dhe shefi i Rendit Zija Laçi, por të rinjtë nuk janë bindur.
“A ka mundësi? A ka mundësi?”- dëgjohen të thonë efektivët në videon e publikuar nga faqja “Aksidente Rrugore”.
