Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

“Të rinjtë, më të prekurit me COVID”/ Jorgji: Nëse keni këto simptoma, kërkoni menjëherë ndihmën e mjekut

19:13 / July 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
888
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtimi i rasteve të reja me COVID gjatë ditëve të fundit në vend është kthyer në një shqetësim serioz.

Mjeku pneumolog, Ardian Jorgji, i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Kjo Javë”, kërkoi që të tregohet kujdes, pasi në këtë periudhë virulenca është shumë e lartë.

Nëse shfaqni për disa ditë temperaturë, shtim të kollës apo probleme me frymëmarrjen, ai bëri thirrje që të shkoni dhe të bëni menjëherë ekzaminim klinik.

Ndër të tjera, Jorgji tha se moshat e reja rezultojnë më së shumti të infektuar, ndaj këshillon për rritje të vigjilencës.

“Virulenca është e lartë, nëse flasim për situatën aktuale dhe mutacionet në terren, virulenca është shumë e lartë ndaj janë dhe këto shifra. Do bëja një diferencim, direktiva në botë sot është “edhe rrufë të kesh, duhet të provosh që nuk ke Covid”. Sot mund të kesh kollë, teshtima, i ftohur, nga ndryshime të temperaturave, deri dhe nga refluksi, kështu që gama e këtyre simptomave është e gjerë dhe jo e thjeshtë për tu vlerësuar dhe nga një mjek klinicist, kështu që do  një kujdes të madh. Karakteristikë sa i përket mutacioneve të Covid në këtë periudhë, janë temperaturat e larta, mbi 38 që mund të shkojnë deri në 40 gradë dhe zgjasin deri në 6 ditë, dhimbje koke, kocke, diarre, kollë të thatë… nëse në vijim shtohet kolla, ndjesi jo e mirë në frymëmarrje apo rëndesë në gjoks, me patjetër ekzaminim klinik dhe jo më vizitë nga telefoni”, tha ai.

Ardian Jorgji covid
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndriçimi i tepërt, rrezik për zemrën

11:13 / September 16, 2026

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

13:33 / September 7, 2026

Fruthi rikthehet në Kosovë/ 151 raste të konfirmuara, mbi 95% te personave të pavaksinuar

15:21 / September 6, 2026

Vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

11:40 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.