Mëngjesi i sotëm është pritur me të shtëna armësh në Tiranë, ku pas një konflikti me armë, shtetasi Shpëtim Metoli mbeti i plagosur.
Burime të policisë bëjnë me dije se 39-vjeçari mbërriti mëngjesi e kësaj të enjteje në spital me plagë të shkaktuar nga një arme zjarri.
Mësohet se ai është konfliktuar me disa persona të tjerë në një lokal në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, dhe në rrethana ende të paqarta ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë.
39-vjeçari Metoli aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa uniformat blu kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. Sipas policisë, deri më tani janë shoqëruar në rajon 12 persona, të cilët janë marrë në pyetje.
