Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Të shtëna me armë”, dhunon të atin dhe kërcënon policët. Në pranga pas disa orësh 42-vejçari

11:34 / April 21, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pistolete
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 42-vjeçar i cili ka dhunuar babain e tij e më pas ka qëlluar me armë në shtëpi.

Ngjarja ka ndodhur në Vaqarr, në shtëpinë e Sh.L., 64 vjeç. Policia është njoftuar për të shënta me armë dhe është nisur menjëherë drejt adresës së dhënë por djali i shtëpisë, R.L., 42 vjeç ka kërcënuar policët të mos afroheshin pasi do të qëllonte.

Ai ka përfituar nga errësira dhe ka dalë nga një derë e pasme e shtëpisë, për tu kapur disa orë më pas në një banesë të braktisur. Ngjarja ka nisur pas një konflikti babë e bir.

NJOFTIMI I PLOTE
Tiranë

Dhunoi babanë dhe qëlloi me armë zjarri në banesë, ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm, duke evituar një ngjarje të rëndë kriminale.

Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, 42-vjeçari i ka kanosur me jetë punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të largohet duke përfituar nga errësira, por është kapur pas disa orësh ndjekjeje dhe kontrolli nga shërbimet e Policisë.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë, me të cilën autori qëlloi në banesë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë marrë njoftim se ne fshatin Bulticë, Njësia Administrative Vaqarr, në banesën e shtetasit Sh. L., 64 vjeç, kishte të shtëna me armë. Menjëherë, në drejtim të adresës së dhënë nga qytetarët, janë nisur shërbimet e Policisë.

Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar për të hyrë në banesë, shtetasi R. L., 42 vjeç, djali i shtetasit Sh. L, ka kërcënuar me jetë punonjësit e Policisë për të mos u afruar në banesë, pasi do t’i qëllonte me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje 42-vjeçarit që të dorëzohej dhe të hidhte armën, por shtetasi R. L. ka mundur të dalë nga banesa nga një dalje dytësore dhe duke përfituar nga errësira është larguar me shpejtësi.

Në ndjekje të tij janë vënë forca të shumta të Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe pas disa orë ndjekjeje dhe kontrollesh kanë bërë të mundur kapjen e tij në një banesë të braktisur, si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit.

Shtetasi R. L., pas një konflikti me babanë e tij, shtetasin Sh. L, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në banesë, por pa shkaktuar pasoja.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit R. L., për veprat penale “Dhuna ne familje” dhe “Armëmbajtja pa leje” dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.