Dy adoleshentë të moshave 17 dhe 18 vjeç në Sukth janë arrestuar nga policia ndërkohë që një 16-vjeçar është vënë nën hetim pasi akuzohen se kanë qëlluar me kallashnikov në ajër duke terrorizuar banorët.
Në pranga janë vënë K. B., 17 vjeç dhe G. P., 18 vjeç të dy banues në Sukth ndërsa po hetohet në gjendje të lirë edhe një 16-vjeçar.
Në momentin e arrestimit 17-vjeçarit i është gjetur arma e zjarrit tij kallashnikov ndërsa në banesa policia ka gjetur një armë sportive pistoletë dhe një shkop metalik.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.
Tre adoleshentët do të hetohen për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike”.
