Të shtëna me armë zjarri kanë shkaktuar panik në banorët e zonës në aksin rrugor Elbasan-Mengël të cilët kanë raportuar menjëherë në polici.
Por në fakt nuk bëhej fjalë për një ngjarje kriminale, por ka qenë një stërvitje e repartit ushtarak atje.
Policia ka qetësuar banorët duke sqaruar se: “Nuk ka të shtëna me armë zjarri në aksin rrugor Elbasan-Mengël. Po zhvillohet një stërvitje ushtarake në repartin e Mengël”
