Mediat greke flasin për një shkëmbim zjarri në orët e para të mëngjesit në kufirin me Shqipërinë mes policisë dhe një grupi grabitësisht. Ngjarja ka ndodhur në Agio Nikola në Filat, ku policia ka piksuar një grup prej 5 personash që po tentonin të kalonin kufirin ilegalisht nga Greqia në Shqipëri.
Bëhet e ditur se një polic ka mbetur i plagosur si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, ndërkohë që në ndjekje të tyre u vu skuadra e OPKE, sektori kundër narkotikëve dhe dy skuadra të policisë kufitarë.
Tre prej tyre po kalonin në tokën shqiptare në një zonë pyjore. Mësohet se dy janë arrestuar, një 16 dhe një 46 vjeç. Ky i fundit ka bërë rezistenë të fortë dhe ka plagosur lehtë një oficer policie.
