Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Të tjerë zëra nga mazhoranca pro Bushatit. Ish-zv/ministrja: Thirrje për t’i vënë gishtin kokës!

20:47 / April 3, 20192 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Irena Beqiraj
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Pas fjalimit të Ditmir Bushatit sot në Parlament ku i kërkoi mazhorancës që të mos jetë arrogante, shtohen zërat pro tij në radhët e Partisë Socialiste. 

Ish-zëvendësministrja e Financave, Irena Beqiraj thotë se fjalimi i Bushatit është një thirrje për t’i vënë gishtin kokës. Sipas saj, Ditmir Bushati përcolli mendimin e shumë shqiptarëve.

lg.php?bannerid=716&campaignid=561&zoneid=572&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fshtohen zerat nga mazhoranca pro bushatit ish zvministrja thirrje per ti vene gishtin kokes ditmiri tregoi se%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com

“Ditmiri tregoi sot se mendon ndryshe, kurrsesi që është kundra një individi, qoftë ky edhe lideri i partisë. Ditmiri përcolli mendimin e shume shqiptareve me mendje te ftohte e dy pare tru në kokë”,shkruan ajo.

Reagimi i plotë i Beqirajt:

MENDIMI NDRYSHE I DITMIR BUSHATIT!

Nese ne nje tavoline te gjithe mendojne njesoj, asnje nuk eshte duke menduar gjate!!

Fjalimi i Ditmir Bushatit sot ne Parlament ishte nje drite per shpresen e ekzistences se mendimit ndryshe , nje thirrje per ti vendosur gishtin kokes. Asnjehere nuk eshte vone.

Shumëkush përciptazi, i zënë ne kurthin e mentalitetin ” o me ne o kundra nesh” mund ta shikoje si kundërvënie karshi lidershipit. Ne fakt, është një shërbim i bërë me guxim jo vetëm Partisë Socialiste e lidershipit te saj, por Popullit Shqiptar.

Zgjohuni socialiste ! Ky vend nuk ka nevoje për shkëmbime batutash , pa kripe e te sforcuara, me deputetet opozitare te ardhur prej procedurës por jo prej demokracisë, të cilëve zëri u dridhet e nuk rrinë dot as drejt ne foltore kur kuvendojnë, duke te kujtuar me se shumti nxënësit e dobët para mësuesit.

A nuk jeni lodhur duke përsëritur mekanikisht fjali pa kuptim e klishe si : “ulemi për dialog por jo për negociate “?! Po a nuk me thoni, cili është precedenti i rrezikshëm i cili nuk duhet te ndodh se ndryshe ndodh katastrofa me demokracinë?

Po si ka mundësi qe rrini neper karrige duartrokisni edhe nuk mendoni qe edhe pse është tërësisht fajtore, opozita që ka lënë shtëpinë si një bashkudhëtare e keqe, ju serish nuk mund te largoheni nga detyrimi për të gjetur zgjidhje urgjente për të mirën e familjes tone te përbashkët, Shqipërisë!

Ditmiri tregoi sot se mendon ndryshe, kurrsesi që është kundra një individi, qofte ky edhe lideri i partisë. Ditmiri përcolli mendimin e shume shqiptareve me mendje te ftohte e dy pare tru ne koke, qe kemi nevoje për zgjidhje e jo për komshillëk, për retorike, shaka qe nuk bëjnë me kërkënd për të qeshur, përkundrazi trishtojnë.

Nuk jemi pa zgjidhje, nëse mësojmë të dëgjojmë edhe pranojmë mendimin ndryshe.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Morën mbi 61 mijë vota dhe veç 1 mandat, Lapaj: Të dua Shqipëri! Në mbetë veç një, unë do të jem ai

19:11 / May 16, 2025

Berisha kthehet nga Brukseli, flet në protestë: Zgjedhjet u plaçkitën. Rama i priti liderët europianë si hajdut votash

19:02 / May 16, 2025

VIDEO/ Rikthehet Gjesti, tregon pak nga kënga e re: Na jena nda, po me zemër të du hala

18:34 / May 16, 2025

Duhet të dorëhiqet Berisha? Këshilla nga Topalli: Të mos marri vendime të nxituara në kohë mërzie

18:25 / May 16, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.