Kreu i Kadastrës Artan Lame ka bërë me dije se po merret në shqyrtim mundësia e uljes së tatim-fitimit për transaksionet e pronave.
Në një komunikim me media ai tha se niveli aktual prej 15% nxit qytetarët të fshehin shifrat e vërteta të transaksioneve duke kryer evazion fiskal, në një kohë që nga ana tjetër edhe frenon shitjet e pasurive.
Lame bëri një përmbledhje të punës së Kadastrës, duke nënvizuar se është drejt fundit procesi i legalizimeve dhe se tashmë është kryer pjesa dërrmuese e tyre.
Ai gjithashtu bëri me dije se gjatë vitit 2022 janë kryer mbi 1.2 milionë shërbime kadastrale, në një kohë që dy vitet e fundit janë dhënë rreth 500 mijë certifikata pronësie.
