Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Të vdekurit ikën, të shpëtojmë të gjallët”, Artan Hoxha tregon kush qëlloi i pari në vrasjen e Pjerin Xhuvanit

15:17 / June 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 maxresdefault 27 1656417808
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy nën drejtorët e rendit në Elbasan Albert Nushi dhe Nikollaq Palla janë vënë në arrest shtëpie dhe 6 efektivë të tjerë janë pezulluar nga detyrat për vrasjen e Pjerin Xhuvani në Elbasan. Kur ka kaluar më shumë se një vit nga kjo ngjarje, gazetari Artan Hoxha, thotë se brenda 21 korrikut pritet që çështja të shkojë për gjykim.

Ndërsa risolli edhe një herë në kujtesë se çfarë ndodhi më  21 prill të vitit që shkoi, katër ditë para zgjedhjeve, Hoxha thotë se një kamera sigurie e vendosur larg nga vendi i ngjarjes ka filmuar të gjjithë skenën.

Kamera ka qenë larg, por cilësia e imazhit sipas tij është shumë e lartë dhe çdo gjë duket qartë. Pamjet, sipas gazetarit, i disponon prokuroria dhe janë përdorur për rindërtimin e skenës.

Sa i përket efektivëve dhe nëndrejtorëve, Hoxha thotë se ata janë sot në procedim penal sepse janë përgjegjës për atë që ka ndodhur. Vetë Hoxha i ka parë pamjet e filmuara dhe thotë se të parët që qëlluan ishin anëtarët e Strukturës së Mbrojtjes së Votës të PD-së.

“Policia ishte më e pakët në numër, edhe se ata që ishin edhe se ata që erdhën. Këta që erdhën ishin të njohur në qytet, s’i prekte dot. Ata nuk patën kurajo të vepronin. Kurse opozita pati përgjegjësinë e zmadhimit të ngjarjeve”.

Në automjetin e Mehmet Grecës, sipas gazetarit, nuk kishte as para dhe as karta identiteti. Në automjet ai kishte pasur vetëm fotokopje kartash identiteti dhe vetëm disa para xhepi.

“Shkoi në Elbasan SMV, atë mëngjes. Në Elbasan Arena një ditë më parë u bë një takim i madh, që krijoi përshtypjen se mazhoranca kishte epërsi të madhe në Elbasan. Opozita donte të tregonte forcën…Nuk shkuan kot, por ai u doli që s’kishte gjë. Nuk do t’i shpërndante në mëngjes paradite lekët”.

Artan Hoxha tregoi po ashtu se asnjë nga palët nuk ka bashkëpunuar me policinë. Sipas tij, dëshmitarët kanë frikë kurse të përfshirët kanë bërë një pakt “të vdekurit ikën, të shpëtojmë të gjallët”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sadleva Bodo emërohet në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve

21:16 / October 12, 2026

Zv.ministri i Brendshëm i Greqisë nga Korça: Çdo grek duhet të kalojë këtu për të parë rrënjët e popullit tonë

20:33 / October 12, 2026

Ministri i Jashtëm izraelit pas takimit me Ramën: Mik i palëkundur i Izraelit…

19:49 / October 12, 2026

Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cenon të drejtat e tij dhe të votuesve

19:31 / October 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.