Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Teatri/ “E kam lënë amanet, kokë më kokë nëse derdhet një pikë gjak”, mesazhi i fortë i Monika Kryemadhit

23:16 / May 14, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
monika
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ishte e ashpër në qëndrimin kundër prishjes së ndërtesës së Teatrit Kombëtar.

Sipas saj, një pikë gjaku e derdhur në shesh do të jetë kokë për kokë me kryeministrin Edi Rama dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.E ftuar në “Open”, Kryemadhi u shpreh se kjo çështje nuk mund të tolerohet.

“Nuk ka për të pasur shans të hyjë asnjë fadromë që të prekë edhe tabelën. Unë do të jem e para. E kam lënë amanet. Një pikë gjaku po u derdh në atë rrugë, kokë më kokë.

Nuk ka më fjalime dhe mesazhe për demokracinë. U lodhëm nga demokracia. Atë po ia japim gliko ndërkombëtarëve dhe po ua sheqerosim gojën ndërkombëtarëve. Po ua bëjmë qejfin me reformë zgjedhore. Por edhe Kushtetutën e Amerikës t’ia shkruash Edi Ramës, nuk e shpëtojnë.

Teatri nuk ka kompromis dhe të mos guxojë njeri që të flasë për demokraci.Nuk ka nevojë as për 100 mijë njerëz. Një pikë gjaku ra në atë shesh është kokë për kokë me Edi Ramën dhe Erion Veliajnë. Këtu shtet nuk ka, gjykatë nuk ka, prokurori nuk ka. Aty nuk bëhet fjala për të brendshmet e Violeta Manushit që thoshte Rama. Sot ia bën Teatrit Kombëtar nesër ta bën ty”- tha Kryemadhi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Situata e zjarreve në vend/ 6 vatra aktive/ Vihet nën kontroll zjarri në Pukë, 214 forca në terren

11:20 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania”, si do të funksionojë platforma e re për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve

11:00 / August 24, 2026

Krimi i rëndë në Kosovë/ Dyshohet se 25-vjeçarja shtatzënë u qëllua nga bashkëshorti, në spital mbërriti pa shenja jete

10:55 / August 24, 2026

Ukraina shënon 35-vjetorin e pavarësisë mes luftës dhe thirrjeve për më shumë mbështetje

10:32 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.