Teatri i Metropolit hap dyert nga data 8 Shkurt deri me 9 Mars 2019, me produksionin me të ri.
“Balkan World Music” Management dhe “MetroSounds” do të sjellin një festival muzikor në sallën Shekspir të Metropolit. Metrosound përbëhët nga një përzgjedhje artistike e cila është e ndërtuar për të na vënë në kontakt me identitetin dhe përkatësinë tonë Mesdhetare.
Kështu që ky program sjell copëza kulture nga fqinjët tanë më të afërt si një formë për të vlerësuar dhe dialoguar me kulturat rreth vendit tonë por kjo duke u realizuar nëpërmjet muzikës.
Gjithashtu këtij festivali muzikor do i shtohen mes tingujsh dhe projeksionesh edhe mbrëmjet poetike nga Scriptum N’ Sonus i cili prej 1 viti, ka filluar të funksionojë si një klub letrar krejt origjinal, qe bashkon tre zhanre te ndryshme artistike në një: letërsinë, muzikën dhe artet pamore. “Scriptum N’ sonus”, do sjellë përzgjedhjen e disa prej poetëve dhe autorëve më të mire të Mesdheut.