“Do doja të bëja një status të gjatë për ktë çeshtjen e teatrit…thjesht s’kam kohë t’ju them që ai biçim Bordello duhet fshirë në gjenezë nga tullat, kanë qenë ato që kanë parë lloj e soj përversiteti italian “Locopoco”, ai vend që bënin se ks dhe 10 njerëz në një dhomë…ai vend që më vonë u bë djepi i artit Kombëtar.”
-Kështu mësova se ishte shprehur Kastro!
Mund ta nisja disi më sofistikuar dhe ëmbël përshkrimin e kauzës, fjala vjen me ndonjë shprehje të Nietzche, Fitzgeraldit, apo ndonjë ‘quote’ tek tuk të rrotulluar dhe lustruar mirë para se të citoja si mësipër, por çdo revolte i duhet gjetur sebepi, dhe sebepit i duhet qasur personazhi, çdo ‘pikëllimi’ teatral i duhet një zë i këtushëm që me vulgaritet shkon tek e vërteta!
Po cila është e vërtëta?
Gjejeni me një pyetje: Kush proteston për kë?!
Një debat që ka përfshirë të madh e të vogël, për një godinë që vinte erë ‘amoniak’ jashtë e brenda. (Amoniak*- për të shmangur paralelizmin me erën e…)
U prish!
Duhet një i ri? Me domosdo! Dikush tjetër mendon se jo. Edhe kjo është e drejtë që buron arsyeshëm.
POR… Kush proteston për Kë?!
Teatri ishte pengu i shumë prej atyre të MËDHENJVE të skenës – që nëse dikush beson se ‘shpirtrat kanë sy’ e shohin prej lart, me siguri ia kanë trazuar eshtrat kur kanë parë se kush ka dalë për ta atje në shesh për t’i përmendur.
Godinëthërrmija që u rrëzua për t’u ringritur dinjitetshëm solli aty ngrënësveshash dhe 42-sha të hallakatur, ulur këmbëkryq nën pikëllimin teatral për të mbrojtur godinëthërrmijën, sipas plan dezhurnit.
Duhet thënë (pa dorëza) që ata interpretuan mjeshtërisht skenën finale të shembjes së vjetërsisë (jo si formë arkaike dëshmuese) por si tangjent mes skenës dhe H*artdashjes karakterizuese. Ata janë gjithmonë aty ku s’duhet, në momentin që asfare na duhen!
Kush pra, proteston për kë?
Monika për Pelinkun?
Basha për Roshin?
Stresi për Manushin?
Pastaj vjen një crescento emocionale me… ca grushta, gjak…”Basha ik”
Sipari ra!
Shfaqja mbaroi!
L.G/ Tirananews.al