Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Opinion/ Strategjia e 50 protestuesve

20:05 / May 7, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
2d74efa0 5f27 4e74 b114 02cf0f352a14
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Dritan Hila

Kush ka jetuar në Tiranë në vitet ‘97 e më pas i mban mend protestat e përditshme të militantëve të Berishës që bllokonin bulevardin e Tiranës në orën e pikut të tij.

Ishin vetëm 50-100 persona që bënin një ritual me të cilin shpresonin të vinin në pushtet, kurse Berisha e dinte fare mirë që ishin joproduktive politikisht, por edhe mënyra më e mirë për të qenë në “piacën” politike.

Në vitin 2005 Berisha erdhi në pushtet, por protesta e përnatshëm nuk ndikoi aspak në rishfaqjen e tij. Berisha u rikthye për shkak të korrupsionit të socialistëve dhe mbi të gjitha mungesës së vullnetit të Fatos Nanos për të mbajtur pushtetin. Ata 50 vetë që protestonin, më shumë ishin bezdi e tiranasve sesa faktor pushteti.

E njëjta gjë vlen edhe për këtë vit, ku veç militantëve të Rithemelimit janë shtuar edhe disa kokrra të Metës që protestojnë përpara bashkisë, por ky akt nuk është se i qas me pushtetin, përkundrazi. Madje Rama do të donte t’i kishte përditë, por puna është se krahu tjetër nuk ka as njerëz e as takat.

Një pushtet bie për tre faktorë, kriza ekonomike, shthurja e shtetit dhe mungesa e vullnetit të drejtuesve në pushtet për të mbajtur komandën.

E vërteta është që shteti aktual ka probleme të rënda me korrupsionin. Afera 5D është nga më të rëndat në mos më e rënda për nga mënyra e organizimit. Por ky nuk është tregues i përgjithshëm.

Dy faktorët e tjerë janë në favor të Ramës. Rritja ekonomike në një Evropë në stanjacion, është e kënaqshme. Qytetet kryesore kanë një jetë ekonomike të kënaqshme, e cila tashmë po ndihmohet edhe nga turizmi.

Sa i takon vullnetit të Ramës për të mbajtur pushtetin, kjo nuk ka asnjë dyshim dhe e tregoi edhe mbledhja e fundit e grupit parlamentar me qeverinë. Ka oreks si ditën e parë kur u instalua si ministër Kulture.

Dhe ndoshta e fundit arsye që nuk paralajmëron ndryshim është se do të ishte mirë që ata 50 vetë në protestë mos të ishin deputetë dhe funksionarë të opozitës. Të paktën ata të 50-të t’i kishin militantë. Por mesa duket askush nuk beson që mund ta rrëzojnë Veliajn, lëre pastaj Ramën.

50 protestues dritan hila opinion
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Është marrë vendimi tashmë…

10:53 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Spiralja e panevojshme ku po zhytet Agron Shehaj me “deklaratat” e pasurisë

21:03 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.