Disa tornado të njëpasnjëshme kanë goditur Teksasin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke shkaktuar të paktën 19 persona të plagosur.
Gjithashtu, më shumë se 47 mijë persona kanë mbetur pa energji elektrike dhe një numër i konsiderueshëm shtëpish e biznesesh janë shkatërruar totalisht.
Shërbimet meteorologjike bëjnë të ditur se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar mbi 10 tornado, ndërsa kanë paralajmëruar se në orët në vijim ato do të zhvendosen drejt Luizianës, Misisipit dhe Alabamës.
Shpejtësia e erës pritet të arrijë 120 km/h teksa autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët të jenë të kujdesshëm.
